REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E FINANCAVE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE DEPARTAMENTI OPERATIV - HETIMOR DREJTORIA PËR MBROJTJEN E PRONËSISË INTELEKTUALE
TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE PËR STATISTIKAT E MALLRAVE TË FALSIFIKUARA
Ky manual përmban instruksione se si duhen plotësuar statistikat e mallrave të falsifikuara në kuadër të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 205, datë 13.4.1999, “Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, i ndryshuar dhe ligjit nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”.
Forma dhe përmbajtja e këtij manuali është në përputhje me manualin e miratuar dhe përdorur nga Vendet Anëtare të BE duke filluar nga 1 janari 2009 për raportimin në formatin (fletën/faqen e punës) standard Excel të statistikave në Komisionin Evropian.
Formati standard Excel përmban disa kolona të cilat mund të përdoren për qëllime të analizave të riskut dhe për këtë arsye duhet të jetë në dispozicion si të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe Sektorit të Analizës së Riskut), ashtu dhe të specialistëve të analizës së riskut në çdo Degë Doganore.
Informacion i përgjithshëm:
Ky manual ofron udhëzime se si të hartohen statistikat e mallrave të falsifikuara nga administrata doganore shqiptare në Republikën e Shqipërisë (RSH), duke përdorur ose duke ndjekur faqosjen e modelit të formatit të statistikave në Excel. Modeli i formatit të statistikave është i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (rubrika “Pronësia Intelektuale”).
Formati i dërgohet zyrtarisht dhe elektronikisht Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (e-mail: në fund të muajit pas çdo tre-mujori. Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale analizon statistikat dhe u jep strukturave eprore një informacion të përgjithshëm mbi statistikat në RSH për çdo tre-mujor.
Manuali dhe modeli i formatit përditësohen në mënyrë të rregullt. Degët Doganore janë të ftuara të përcjellin çdo koment mbi përdorimin e formatit ose mbi çdo gjë tjetër në lidhje me regjistrimin e statistikave të mallrave të falsifikuara.
Ky manual përmban komente të përgjithshme tek kapitulli “Rekomandime paraprake” dhe komente specifike në lidhje me çdo kolonë përkatëse nën titullin e vet.
Mos ndryshoni formatin standard!
1 Fletore Zyrtare nr. Extra 2004 V, faqe 3. 2 Vendosur në takimin e Komitetit të Kodit Doganor në korrik 2008. 3 Më poshtë referuar si “formati”.
Rekomandimet paraprake:
Përdorimi i modelit standard në Excel është i detyrueshëm.
Një rast konkret duhet të regjistrohet sapo çlirimi i mallrave pezullohet ose mallrat bllokohen në përputhje me procedurat përkatëse të parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 205, datë 13.4.1999, “Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, i ndryshuar.
Megjithatë, për të pasur një informacion të saktë dhe të plotë, në kolonën “Rezultati”, duhet të regjistrohet për çdo rast procedura e cila pason bllokimin apo pezullimin.
Menytë zbritëse (drop down) për kolona të ndryshme duhet të zhvillohen në gjuhën shqipe. Raportimet me institucionet ndërkombëtare bëhen në anglisht.
Të gjitha kutitë e tabelës duhet të plotësohen.
Mos regjistroni më shumë se një lloj produkti/një kategori/një vend/një mbajtës të drejte, për radhë.
Në qoftë se rasti juaj përmban lloje të ndryshme të produktit/kategori të ndryshme/vende të ndryshme/mbajtës të drejte të ndryshëm ose çdo kombinim tjetër të këtyre, ju regjistroni një lloj për radhë duke përdorur të njëjtat referenca rastesh për të gjitha këto çështje të ndryshme.
Kur të dhënat për një kuti të caktuar nuk janë të disponueshme, ju duhet të përdorni termin “e panjohur”: Shmangni çdo shenjë tjetër, si: , (presje) – (vizë lidhëse) ? (pikëpyetje) …
Kolonat e mëposhtme nuk mund të përmbajnë kurrë në asnjë rast shprehjen “e panjohur”:
Komente në lidhje me kolonën specifike të fletës standarde:
Kolona “Nr. i referencës” Kjo kolonë është për të regjistruar numrin tuaj të referencës të rastit.
Numri duhet të fillojë gjithmonë me kodinISO alfa-2 të Shqipërisë (AL).
Shmangni përdorimin e të njëjtit numër më shumë se një herë në një vit kalendarik.
Kolona “Kodi (ID)” të zyrës doganore
Kjo kolonë përmban numrin unik/kodin (ID) e identifikimit të zyrës doganore (shihni figurën 1 dhe 2) ku mallrat bllokohen ose sekuestrohen, siç tregohet në listën e zyrave doganore kompetente në sistemin elektronik të përdorur nga autoritetet doganore.
Figura 1. Figura 2.
Kolona “Lloji”
Kjo kolonë është për të dhënë një përshkrim të mallrave të bllokuara/sekuestruara (shihni figurën 3 dhe 4). Përshkrimi i kësaj kolone jep një tregues të saktë në lidhje se cilat produkte janë bllokuar/sekuestruar dhe hedh bazat për analiza të mëtejshme.
Figura 3. Figura 4.
Regjistroni vetëm një lloj të produktit për radhë. Nëse një rast përmban më shumë lloje produktesh, përdorni për çdo lloj produkti një radhë të re në formatin Excel nën të njëjtin numër reference të rastit.
Bëni përshkrimin e produktit sa më saktësisht të mundeni. Gjithmonë përdorni numrin njëjës për përshkrimin (për shembull: ‘Orë’ dhe jo ‘Orët’), edhe kur kemi shumë copë.
Mos përdorni përshkrime të përgjithshme të tilla si rroba, kozmetikë, tableta, por specifikojeni si T-shirt, buzëkuq, Viagra, pije freskuese, parfum, etj.
Rekomandohet të përdoren përshkrimet e menysë zbritëse (drop down). Nëse një përshkrim nuk është i disponueshëm, atëherë bëni një përshkrim të ri duke pasur në mendje shënimet e mësipërme.
Kolona “Kategoria”
Kolona “Kategoria” i referohet kategorive të përmbledhura në Aneksin 1.
Kontrolloni që kategoria t’i korrespondojë natyrës së produktit. Për shembull shikoni gjithashtu Aneksin 1.
Ju mund të përcaktoni vetëm një kategori për lloj produkti.
Kolona “Marka tregtare”
Kjo kolonë përdoret kryesisht për qëllime të analizave të riskut. Përderisa emri i kërkuesit nuk korrespondon gjithmonë me markën tregtare, nëse është e mundur, regjistroni emrin e markës tregtare që përdoret gjerësisht që është shkelur (p.sh. kërkuesi NIKE – marka tregtare JORDAN ose kërkuesi LANCASTER GROUP – marka tregtare JOOP).
Në rastet kur një produkt mban disa marka që kanë të bëjnë me të njëjtin mbajtës të së drejtës së markës tregtare, vetëm markat tregtare më të zakonshme duhet të regjistrohen (p.sh. një T-shirt me Mickey Mouse, Donald Duck dhe Goofy => Mickey Mouse).
Kur një produkt mban marka tregtare të disa mbajtësve të së drejtës, regjistroni vetëm markën tregtare nën të cilën është marrë veprimi, (p.sh. një T-shirt me logot e Adidas dhe Manchester United => Adidas merr masa (kërkon ndërhyrjen), Manchester United jo, => regjistroni Adidas).
Kolona “Sasia”
Kolona “Sasia” duhet të jepet në numrin e copëve. Specifikim i mëtejshëm nuk duhet të bëhet në këtë kolonë, për këtë jepni shifra pa përmendur llojin e njësisë.
Për shembull: një sekuestrim i 10 kartonëve me 5 000 pjesë të falsifikuara, regjistroni në kolonën “Sasia”, shifrën 5 000, ose një sekuestrim i 10 000 qeskave çaji në 1 000 paketime për shitje me shumicë, duhet të regjistrohet si 10 000.
Pavarësisht nga rregulli i përgjithshëm, specifikimet e mëposhtme në lidhje me disa kategori duhet të ndiqen:
Kategoria 3, 4 dhe 5: Në rastin e çorapeve, këpucëve, dorashkave, manshetave, etj. të cilat
tregtohen në palë, numërohen një palë si një copë.
Kategoria 10
Cigaret: Sasia e cigareve duhet të jepet në numrin e paketave dhe jo në copë si për produktet e tjera. Një paketë konsiderohet që përmban 20
cigare. Ju e përftoni këtë numër duke pjesëtuar cigaret e sekuestruara me 20. Kategoria 11
Ilaçet: Copët nënkuptojnë numrin e tabletave/kapsulat (dragées)/ilaçet në pluhur, etj.
Kolona “Vlera”
Vlera për t’u përmendur është vlera reale ose e vlerësuar e mallrave autentike si ato tregtohen në tregun e brendshëm. Vlera e dhënë duhet të mbulojë sasinë totale të mallrave të treguara në kolonën “Sasia”.
Kolona “Vlera” përdoret të tregojë dëmin ekonomik të mallrave të falsifikuara në ekonominë e RSH. Për shumicën e kategorive, mallrat e falsifikuara zëvendësojnë mallrat origjinale në treg. Nëse konsumatorët blejnë mallra të falsifikuara, ata nuk blejnë më mallra origjinale dhe për këtë, vlera e mallrave origjinale duhet të merret për të dhënë një vlerësim të dëmit.
Megjithëse për disa produkte luksi mund të argumentohet që këto mallra nuk zëvendësojnë mallrat origjinale për shkak të vlerës së lartë të disa prej tyre, preferohet të përdoret një sistem për të gjitha kategoritë në vend të përjashtimeve.
Në rast se ju nuk mund të përcaktoni vlerën reale apo të vlerësuar, mbajtësi i së drejtës duhet të jetë në gjendje të japë një tregues të vlerës së mallrave origjinale.
Në rastet kur mallrat mbartin markë tregtare, të drejta autori apo logo të një mbajtësi tjetër të së drejtës, atëherë duhet të merret vlera e artikujve të krahasueshëm, p.sh. një celular me logon e Coca Cola – merrni vlerën e celularit të krahasueshëm (p.sh. Nokia).
Vlera raportohet në lekë. Në rast të raportimeve ndërkombëtare, vlera në lekë konvertohet në USD apo EURO, bazuar në kursin mujor të këmbimit që aplikon Administrata Doganore në momentin e regjistrimit.
Kolona “Procedura”
Kjo kolonë jep procedurat doganore gjatë së cilave mallrat u pezulluan apo bllokuan (shihni figurën 5 dhe 6).
Shprehjet për t’u përdorur janë:
= të gjitha procedurat për mallrat që hyjnë në territorin doganor të RSH
- Transit
= të gjitha procedurat transit nëpërmjet territorit doganor të RSH
- Transbord
= të gjitha procedurat e kalimit (nga një mjet në tjetrin) në territorin
- Eksport
= të gjitha procedurat për mallrat që lënë territorin doganor të RSH
- Magazinim
= të gjitha procedurat për mallrat nën regjime të tjera pezulluese (p.sh. magazinim doganor) ose mallra të vendosura në një zonë të lirë apo magazinë të lirë
Figura 5. Figura 6.
Kolonat “P”, “O”, “D”
Kolona “P” është për vendin e prejardhjes/dërgimit (shihni figurën 7 dhe 8), në të njëjtin kuptim siç përdoret në kutinë 15a të Dokumentit Administrativ të Vetëm (DAV). Figura 7. Figura 8.
Kolona “O” është për vendin e origjinës (shihni figurën 9 dhe 10), në të njëjtin kuptim siç përdoret në kutinë 34a të DAV. Figura 9. Figura 10.
Kolona “D” është për vendin e destinacionit (shihni figurën 11 dhe 12), në të njëjtin kuptim siç përdoret në kutinë 17 të DAV. Figura 11. Figura 12.
Përdorni në të gjitha kolonat kodet ISO-alfa-2. Për sa i përket kodeve të Vendeve Anëtare të BE ka dy përjashtime, “EL” për Greqinë dhe “UK” për Mbretërinë e Bashkuar.
Kolona “Porti”
Kjo kolonë përdoret kryesisht për qëllime të analizave të riskut. Kur dihet, kolona “Porti” duhet të përmbajë vendin e ngarkimit (port detar, aeroport, qytet i brendshëm, stacion treni, etj.) nga ku u dërguan mallrat në RSH.
Kolona “Transit”
Kjo kolonë përdoret kryesisht për qëllime të analizave të riskut. Kolona “transit” duhet të përmbajë vendet apo shtetet e ditura ose kalimet.
Kolona “MT”
Kjo kolonë është për mënyrën e transportit për t’u përdorur për të sjellë në ose nxjerrë jashtë territorit të RSH mallrat (shihni figurën 13 dhe 14).
Shprehjet për t’u përdorur janë: Figura 13. Figura 14.
Kolona “K/P”
Kjo kolonë është për të specifikuar nëse ngarkesa e sekuestruar ishte trafik tregtar (komercial - K) apo pasagjerësh (P) (shihni figurën 15 dhe 16).
Blerjet në internet që kapen dhe sekuestrohen në transportin postar ose të shpejtë konsiderohen si trafik tregtar.
Figura 15. Figura 16.
Kolona “Kërkuesi”
Kjo kolonë përdoret për të regjistruar mbajtësin e së drejtës së mallrave, siç përcaktohet në pjesën I, titulli I, kreu II, neni 2 pika 5-B të Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor (për qëllim të neneve 118-120, të këtyre dispozitave). Kjo është për thënë, emrin e kërkuesit, siç përmendet në kuadratin 3 në formularin e kërkesës për veprim (shihni figurën 17 dhe 18).
Në këtë kolonë, emri i mbajtësit të së drejtës shpesh ngatërrohet me emrin e markës tregtare. Emri i markës tregtare nuk regjistrohet në këtë kolonë, por në kolonën “Marka tregtare”.
Kur një produkt mban marka tregtare të disa mbajtësve të së drejtës, regjistroni vetëm kërkuesin, nën të cilin është marrë veprimi, (p.sh. një T-shirt me logot e Adidas dhe Manchester United => Adidas kërkon të merren masa, Manchester United jo, => regjistroni Adidas).
Figura 17. Figura 18.
Kolona “Ndërhyrja”
Kjo kolonë është për të regjistruar, nëse masat e marra nga autoritetet doganore janë pas depozitimit të një aplikimi për veprim ose përpara depozitimit të aplikimit për veprim (shihni figurën 19 dhe 20).
Shprehjet për t’u përdorur janë: Figura 19. Figura 20.
Kolona “Lloji i së drejtës”
Kjo kolonë është për të regjistruar se cila e drejtë është shkelur nga mallrat e falsifikuara (shihni figurën 21 dhe 22). Nëse është e përfshirë më shumë se një e drejtë për të njëjtin mbajtës së drejte, hidhni vetëm të parën që përmendet të kolonës më poshtë.
Shprehjet për t’u përdorur janë:
= e drejtë autori/ e drejtë në lidhje me të
= dizajn dhe e drejtë modeli
CMSH = certifikatë mbrojtëse shtesë
= e drejtë varieteti bimor
= tregues gjeografik i mbrojtur
= emërtim i mbrojtur i origjinës
Figura 21. Figura 22.
Kolona “Rezultati”
Në kolonën “Rezultati” regjistroni për çdo rast se cila procedurë ndjek bllokimin ose pezullimin (shihni figurën 23 dhe 24).
= çështje gjyqësore ka filluar
= shkatërrim nën procedurë të thjeshtuar
= çlirim i mallrave sepse mbajtësi i së drejtës nuk ka marrë veprim
= çështje në pritje (pezullim)
Figura 23. Figura 24. Raportimet ndërkombëtare
Në rastet e raportimeve ndërkombëtare do të përdoren akronimet përkatëse sipas tabelës koreluese më poshtë:
TABELA E KORELIMEVE Emërtimi i kolonës Emërtimi i kolonës Akronimi/fjala sipas Akronimi/fjala sipas (anglisht) kolonës (shqip) kolonës (anglisht) Lloji i produktit Shënime të veçanta/shembuj Ushqimore, alkoolike dhe pije të 2Artikuj për kujdesin e trupit: parfume, ujë tualeti (eau de toilette),
makijazh, krem fytyre, krem hidratues, buzëkuq, shkëlqyes buzësh, etj.
brisk rroje, shampo, deodorant, sapun, bojë flokësh, sapun banjoje, pastë dhëmbësh,
2b artikuj të tjerë për kujdesin e trupit
krehër, set thonjsh, prerëse thonjsh, pasqyrë makijazhi, etj.
3Veshje dhe aksesorë: veshje sportive dhe të gjitha veshjet e tjera qofshin veshje të jashtme dhe/ose të
brendshme p.sh. T-shirt, pantallona të shkurtra, kostum, çorape, etj.
Këpucë duke përfshirë pjesë dhe aksesorë:
duke përfshirë këpucët e vrapimit, këpucët e
tenisit, këpucë futbolli, këpucë për balet, etj.
5Aksesorë personalë:
duke përjashtuar teleskopët dhe dylbitë
p.sh. çanta dore, valixhe, valixhe zyrtare,
çanta duke përfshirë kuletat, çantat e
valixhe e vogël, çantë sportive, çantë shkolle,
dorës, kutitë e cigareve dhe mallra të
çantë shpine, çantë tualeti, çelës unazë, çantë
celulari ose këllëf, litar i vogël për celular,
çantë për rroba, çantë bukurie, etj.
duke përfshirë, vathët, byzylykët, varëset, Celularë duke përfshirë pjesë dhe aksesorë teknikë:
kit makine, kapak, përshtatës, karikues,
6b pjesë dhe aksesorë teknikë për celularë
Pajisje elektrike / elektronike dhe kompjuterike:
MP3-, MP4-, DVD-player, TV, radio, kamera
përfshirë aksesorë teknikë dhe pjesë
pajisje të tjera duke përfshirë aksesorë
8CD, DVD, kaseta, kaseta loje:
të regjistruara (muzikë, film, software,
Lodra, lojëra (duke përfshirë panele 9komandimi lojërash elektronike) dhe artikuj sportivë:
lojëra (duke përfshirë panele komandimi lojëra në dërrasë si shah, panele komandimi
lojërash si Nintendo ose Play Station, etj.
artikuj sportivë (duke përfshirë artikuj
futboll, klub golfi, raketë tenisi, pajisje
10Produkte duhani: 11Ilaçe:
duke përfshirë steroide, kontraceptivë
12Të tjera:
automjete duke përfshirë aksesorë dhe
9.12.2010 Maakuntakomppanian päällystö simulaattorikoulutuksessaElokuun lopulla Pohjois-Karjalan pyörivät päässä yöunien aikanakin, johtaen! Murrosikäiset tyttäret olivat vuorokaudessa - tällä kertaa kyseessä kahdeksan eri osapuolta. Tällöin omat, sovittiin etukäteen, ja siitä pidettiin viholliset ja siviilit saavat seurakseen sillä tavalla pystymme hyödyntämä
MATERIAL SAFETY DATA SHEET FILE NUMBER: 1902 NAME OF PRODUCT RECLAMITE DATE PREPARED: 8/13/04 SECTION 1: PRODUCT AND COMPANY IDENTIFICATION PRODUCT NAME: RECLAMITE HAZARDOUS MATERIALS IDENTIFICATION SYSTEM SYNONYMS: PETROLEUM EMULSION HMIS® HAZARD RATING PRODUCT CODES: 4 - SEVERE HEALTH 1 * MANUFACTURER: TRICOR REFINING, LLC 3 - SERIOUS